Në pyllin e Bodesë në bashkinë e Maliqit aktualisht janë aktive dy vatra zjarri. Prefekti i qarkut të Korçë, Nertil Jole tha se “lajm i mirë është që intensiteti i zjarrit është ulur dhe të gjitha strukturat janë të angazhuara maksimalisht duke u përpjekur që në orën 06:00 të bëjnë të izolojnë flakët, duke ndërhyrë në zona të veçanta dhe duke ngushtuar perimetrin, në një terren të vështirë e të ndikuar nga era”. “Në terren ndodhen rreth 80 forca nga të gjitha strukturat në nivel qarku, të cilët i falenderoj për shërbimin e palodhur. Ky aksion do të vijojë edhe nesër, deri në fikjen e plotë të zjarreve në territorin e prekur të bashkisë Maliq”, tha Jole. Predfekti Jole u shpreh se “mbrojtja e pyjeve është detyrë e të gjithëve, ndaj duhet të tregojmë shumë kujdes e vigjilencë për të shmangur pasoja të rënda dhe kosto të larta të kapaciteteve të mobilizuara”.