Në institucionet qendrore të artit në vendin tonë gjatë vitit 2021 janë organizuar gjithsej 512 shfaqje dhe premiera. Shifrat u bënë publike në një postim në rrjetet sociale nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thekon se “krahasuar me vitin e kaluar, ky tregues ka pësuar rritje”. “Në institucionet qendrore të artit, gjatë vitit 2021, morën pjesë në aktivitetet kulturore 38,091 spektatorë”, tha Margariti. Në institucionet qendrore të artit e të kulturës përfshihen: Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatri Metropol, Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, etj.
https://ata.gov.al/2022/07/03/margariti-512-shfaqje-e-premiera-gjate-2021/