30 pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës do të angazhohen në Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, nismë që mbështetet nga Ministria e Bujqësisë në ndihmë të fermerëve. UBT bën të ditur se, faza e parë e trajnimit i dedikohet specialistëve të Agjencive Rajonale të Ekstencionit Bujqësor dhe faza e dytë do t’i dedikohet fermerëve në të 12 qarqet e vendit. Specialistët e bujqësisë dhe fermerët do të trajnohen mbi tematikën e shëndetit të bimëve, praktikat e mira bujqësore për mbarështimin e perimeve dhe drufrutorëve, sistemet e mbarështimit të kafshëve dhe të ushqyerit e kafshëve, ndryshimet klimatike dhe efekti i tyre në prodhimin bujqësor dhe blegtoral si dhe për hartimin e planeve të biznesit dhe kooperimin në bujqësi. Aktualisht skema ka nisur zbatimin në qarkun Kukës, ku po marrin pjesë ekstensionistë të sektori bujqësor Kukës dhe punonjësit e Zyrës Bujqësore të Bashkisë Kukës. Temat e trajtuara përgjatë trajnimit ishin: “Kooperimi në bujqësi”, “Bujqësia Multifunksionale” dhe “Financat rurale”. Ngritja e Skemës Kombëtare do të bëhet e mundur nëpërmjet angazhimit të mbi 30 pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, që janë edhe specialistët më të mirë të fushave përkatëse.https://ata.gov.al/2022/09/26/30-pedagoge-te-ubt-se-ne-skemen-kombetare-te-trajnimit-ne-bujqesi/
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on