Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informoi sot se 223 grupe pune të OSHEE janë të angazhuar në terren në të gjithë vendin për t’ju përgjigjur avarive dhe ofruar furnizim me energji elektrike. Balluku falënderoi punonjësit e OSHEE për kontributin e tyre sidomos në situata kritike, duke i cilësuar si “heronjtë e heshtur”. Ministrja Balluku u shpreh se të gjithë punonjësit e OSHEE janë në gatishmëri të plot deri në normalizimin e situatës. Gjatë 48 orëve të fundit vendi ynë u përfshi nga reshjet intensive të shiut, të cilat sollën probleme në furnizimin me energji në disa zona të vendit, sidomos në veri. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për çdo avari duke siguruar furnizim me energji për qytetarët.https://ata.gov.al/2022/11/21/balluku-223-grupe-pune-te-oshee-ne-terren/