Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi se, angazhimi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit gjatë sezonit veror, në aksioni për pastrimin e mjedisit përgjatë vijës bregdetare në katër bashkitë e vendit, do të vijojë edhe vitin që vjen gjatë periudhës qershor -shtator 2023, duke u shtrirë në 8 bashki. Kumbaro vlerësoi aksionin për pastrimin e mjedisit përgjatë vijës bregdetare, si faktor të rëndësishëm në mbarëvajtjen e sezonit turistik 2022, ndaj tha ajo, “këtë aksion do të përsërisim edhe në vitin 2023, për t’i ardhur në ndihmë bashkive bregdetare, në kushtet kur 10-fishohet edhe numri i qytetarëve, që frekuentojnë bregdetin shqiptar”. E pranishme në Komisionin e Kuvendit të Veprimtarisë Prodhuese dhe Mjedisit, Kumbaro deklaroi se, projektbuxheti i vitit 2023 do të mbështesë katër programe kryesore; Planifikim administrimin dhe menaxhimit e turizmit, mbrojtjen e mjedisit; pyjeve dhe menaxhimin administrativ të MTM. Në prezantimin e projektbuxhetit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ministrja tha se “buxheti për vitin 2023 adresuar MTM, është 2 miliardë e 362 mijë lekë, ose mbi 19.1 milionë euro të ndara në 7 zëra, ku ndër më kryesoret janë paga sigurime, shpenzime të brendshme; fondi i veçantë, investime, financime të huaj”. Kumbaro tha se në draftbuxhetin e vitit 2023 ne kërkojmë që të ketë një lëvizje në fondin e pagave nga 729 milionë 300 mijë lekë në 727 milionë 790 mijë lekë, kjo për shkak të rishikimit të organigramës, për të bërë më efikas raportin punonjës-objektiva për të arritur në kushtet e zhvillimeve aktuale, pas 5 vitesh që funksionin kjo ministri me dy portofole turizëm/mjedis. Sipas saj, ulja me 6% e buxhetit ka të bëjë me mbylljen e disa projekteve, por është e rëndësishme tha ajo, që “rritja me 8% e fondit të shpenzimet korente, ka të bëjë me përsëritjen e programit për pastrimin e vijës bregdetare gjatë sezonit turistik”.https://ata.gov.al/2022/10/31/kumbaro-mbi-19-milione-euro-ne-mbeshtetje-te-turizmit-dhe-mjedisit/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on