Teuta ka zyrtarizuar trajnerin e ri, është Bledi Shkëmbi. Pas largimit të Renato Arapit bregdetarët ia besuan skuadrën Bledar Hodos dhe Vangjel Miles, por që nuk zgjati shumë, pasi gjatë ditës së djeshme ishte zgjedhur dhe trajneri i ri, por pritej vetëm zyrtarizimi. Pikërisht sot, Bledi Shkëmbi është prezantuar nga presidenti i KF Teuta, Edmond Hasanbelli dhe shefi i klubit, Enid Furxhi. Trajneri korçar e ka drejtuar dhe më parë skuadrën e Teutës, pikërisht në sezonin 2018/2019. Ndërkohë në sezonin e kaluar ishte në stolin e Dinamos në “Abissnet Superiore”. Njoftimi i klubit: Skuadra e Teutës ka vijuar ditën e sotme stërvitjen dhe perpara ekipit ështe prezantuar nga presidenti i KF Teuta, Edmond Hasanbelli dhe shefi i klubit, Enid Furxhi tranjeri i ri Bledi Shkembi i cili e ka drejtuar skuadrën blu dhe në sezonin 2018–2019. Tashmë, presidenti Edmond Hasnbelli, do t’i besojë për herë të dytë Shkembit që aventurën e tij të fundit e kishte në Shqiperi, ku drejtonte klubin e Dinamos ne sezonin 2021\2022. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. #forcateutahttps://sport.rtsh.al/artikull/teuta-me-trajner-te-ri-zyrtarizohet-bledi-shkembi
Zyrtarizohet Bledi Shkëmbi
RELATED ARTICLES