Për incidentin e sotëm në Leposaviç, ku vetura e zyrtarëve të policisë u godit nga disa persona që tentuan t’i shmangeshin postobllokut, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla. Sipas tij, efektivët e policisë kishin qenë të detyruar të hapnin zjarr në drejtim të veturës për të neutralizuar situatën. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Zveçla shkruan se shprehet i brengosur për incidentin e në Leposaviç, ku dy persona me veturë tentuan t’i shmangen postbllokut policor, duke goditur me dashje veturën e PK-së, si dhe duke vënë në rrezik jetën e policëve. “Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën. Një hetim është duke u zhvilluar dhe Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive. Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet. Mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor”- shkruan Zveçla. RTSH
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on