Zucchero, në prag të nisjes së  një turneu ndërkombëtar që feston 25-vjetorin e një prej hiteve të tij më të dashura, nuk e fsheh trishtimin për mungesën e angazhimit të muzikës ndaj këtij “bote të poshtër dhe djallëzore në duart e dy djajve”.

“Më trishton që sot mungon ky lloj angazhimi. Kam kontaktuar kolegë me të cilët kam dialog, si Roger Waters, i cili është shprehur hapur duke paguar edhe çmimin, aq sa duhej të bënte një koncert në Las Vegas dhe ia anuluan.

I kam pyetur një agjenti shumë të rëndësishëm, që menaxhon emra të mëdhenj, pse janë kaq të paktë ata që angazhohen dhe ai më tha: ‘E di, janë menaxherët që u këshillojnë artistëve të qëndrojnë jashtë për të mos pasur pasoja’. Kjo është shumë e rëndë”, theksoi ai.

“Fatkeqësisht nuk kam forcën të bashkoj kolegët. Kam folur edhe me Bob Geldof, me të cilin kemi bërë shumë gjëra bashkë, por nuk po arrijmë të bëjmë diçka. Më duket se kohët kanë ndryshuar pak: sot ka shumë interesa, biznes dhe frikë”, shton ai.

”Si e ku ta gjej forcën për t’i lehtësuar njerëzit dhe për t’i argëtuar, kur mendoj për këto gjëra?’ Fatkeqësisht nuk ka rrugëdalje: duhet vetëm të gjesh forcën për t’u shkëputur nga gjithçka tjetër për dy ose tre orët e koncertit”, shton ai.

”Sa i përket krizës së rëndë ndërkombëtare në vazhdim, shpresoj që të jetë e shkurtër, sepse është vërtet një situatë e tmerrshme dhe ajo që më dhemb më shumë është se jemi mësuar tashmë, po mësohemi me të. Nuk ka më asnjë reagim, dhe po flas për politikanët, por edhe për ne, përfshirë botën e muzikës ku nuk duket asnjë reagim”, shon  Zucchero.