Zjarrfikësit grekë vazhdojnë të luftojnë tre fronte kryesore të zjarrit për të tretën ditë radhazi, në perëndim të Athinës. Pesë avionë zjarrfikës dhe tetë helikopterë zjarrfikës u vendosën sot në mëngjes në dispozicion, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve. Në perëndim, afër qytetit të Loutraki, katër avionë zjarrfikës dhe tre helikopterë u ngritën në ajër për të shuar një tjetër flakë, sipas shërbimit zjarrfikës. Erërat verilindore pritet të fryjnë në rajon gjatë ditës, duke i bërë operacionet e shuarjes së zjarrit shumë më të vështira dhe potencialisht të nxisin rindezjen e zjarreve. Një zonë pyjore ishte gjithashtu në flakë në ishullin Rodos, një destinacion popullor pushimesh. Megjithatë, banesat apo fshatrat thuhet se nuk janë kërcënuar nga zjarret. “Zjarri ne pyjet e ishullit pranë fshatit Apollona mbulon një sipërfaqe prej rreth 30 hektarësh”, sipas brigadës së zjarrfikësve. Në Greqi prej disa kohësh nuk bie shi. Fundjavën e kaluar, një valë e nxehtë disaditore e intensifikoi thatësirën. Në fundjavë, temperaturat pritet të rriten sërish deri në mbi 40 gradë Celsius në shumë vende. atsh
Zjarret në perëndim të Athinës dhe në Rodos
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on