Lajmin e ka bërë të ditur kompania që i përket gjigantit zviceran Nestlé.
“Një kamion që transportonte 413.793 copë nga gama jonë e re është vjedhur”, ka konfirmuar kompania.
Ajo ka shpjeguar se kamioni – i nisur nga Italia qendrore – ishte duke u drejtuar për në Poloni për të shpërndarë produktet në vendet që kalonte gjatë rrugës.
Kompania nuk ka specifikuar se ku saktësisht është zhdukur ngarkesa, por ka theksuar se “mjeti dhe përmbajtja e tij janë të pagjetura”.
Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet dhe partnerët e zinxhirit të furnizimit. Ndërkohë, kompania paralajmëron se baret e vjedhura “mund të përfundojnë në tregjet evropiane përmes kanaleve jozyrtare”.
Gjetja e produkteve të vjedhura është e mundur duke skanuar kodet e barkodit të vendosura në çdo çokollatë.
Në rast përputhjeje, do të jepen udhëzime të qarta se si të njoftohet kompania, e cila më pas do t’i përcjellë provat tek autoritetet përkatëse





