Zbulohet një skelet që dyshohet se i përket d’Artagnan në Maastricht

0
6

Zbulimi u bë gjatë punimeve për riparimin e një pjese të dyshemesë që ishte shembur pjesërisht në një kishë moderne, themelet e së cilës datojnë të paktën në shekullin XIII.

d’Artagnan, musketer i mbretërve Louis XIII dhe Louis XIV, shërbeu për vite me radhë në kurorën franceze dhe u bë frymëzim për heroin e krijuar nga Alexandre Dumas në shekullin XIX.

Ai u vra gjatë “Masakrës së Maastricht” në vitin 1673, ndërsa vendndodhja e varrit të tij ka mbetur mister deri më sot.

Ekspertët pritet të kryejnë analiza të mëtejshme për të konfirmuar nëse mbetjet i përkasin vërtet figurës historike që u bë simbol i letërsisë dhe kulturës popullore.