Studiuesit zbuluan se 84,2% e 19 pacientëve që kishin pasur atak kardiak kishin mikroplastikë në gjakun e tyre nga arteriet koronare ose enët periferike.
Kjo përqindje është më shumë se dyfishi i atyre që nuk kishin pasur atak në zemër.
Lloji më i zakonshëm i plastikës ishte polietileni, i përdorur zakonisht në paketim dhe produkte të konsumit.
Ky nuk është i vetmi zbulim i studimit.
Hulumtimi tregoi gjithashtu se prania e mikroplastikës prirej të ishte më e shpeshtë tek njerëzit e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit dhe tek duhanpirësit.
Këta të fundit, në veçanti, kishin gjashtë herë më shumë gjasa të kishin këto substanca në gjakun e tyre.
Dyshimi është se pirja e duhanit mund të “lehtësojë hyrjen e mikro- dhe nanoplastikëve në qarkullimin e gjakut përmes mushkërive.
”Ndotja e ajrit mund të veprojë në mënyrë të ngjashme”, shpjegon Emanuele Barbato, Profesor në Universitetin ”La Sapienza” të Romës dhe drejtor i Njësisë së Kardiologjisë në Spitalin Universitar ”Sant’Andrea” në Romë.
“Këto rezultate”, përfundon Barbato, “nuk vërtetojnë se mikroplastikat shkaktojnë atak kardiak, por ato zbulojnë një lidhje të fortë midis ekspozimit mjedisor, mikroplastikës në gjak dhe sëmundjeve kardiovaskulare”.





