Gjatë punimeve për konservimin dhe restaurimin e pikturës murale në Kishën e Shna Ndout, në Kepin e Rodonit, kanë dalë në dritë portrete dhe figura shenjtorësh.
Punimet konsistuan në konsolidimin e shtresave përgatitore dhe pelikulit piktorik, pastrimin nga mbivëniet me gëlqere dhe llaç, pastrimin nga kripërat si dhe zëvendësimin e bordurimeve dhe stukimeve të vjetra.
Ndërhyrjet u realizuan nga restauratorja Edlira Çaushi dhe ekipi i saj, ndërkohë që specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në IKTK kanë mbikqyrur nga afër ecurinë e këtyre punimeve.