Zbulimi i hershëm i diabetit dhe kontrollet periodike janë thelbësore për parandalimin e komplikacioneve dhe ruajtjen e një jete të shëndetshme.

Etja e shtuar, urinimi i shpeshtë dhe rënia në peshë, pavarësisht oreksit të ruajtur, janë ndër shenjat që duhet të nxisin kryerjen e kontrolleve mjekësore.

Sipas Totit, motoja për vitet 2026-2027 është të veprohet sa më herët ndaj diabetit, duke mos neglizhuar shenjat paralajmëruese.

“Etja e shtuar, urinimi i shtuar dhe një rënie graduale në peshë, pavarësisht se oreksi mund të jetë i ruajtur, janë të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën dhe kanë në bazë gliceminë e lartë”, shpjegoi Toti.

Toti bëri të ditur se niveli i lartë i glukozës në gjak rrit sasinë e sheqerit që eliminohet përmes urinës, duke shtuar urinimin, veçanërisht gjatë natës. Humbja e peshës lidhet me pamundësinë e organizmit për ta përdorur glukozën siç duhet, e cila në vend që të shfrytëzohet nga trupi, largohet përmes urinës.