Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREZa Fest në kalanë e Shkodrës

Za Fest në kalanë e Shkodrës

“Za Fest” kthehet me edicionin e tij të shtatë, në Kalanë e Shkodrës, në datat 21, 22 dhe 23 korrik. Me thirrjen “Mendim i mirë. Rri me ne edhe këtë herë!”, Za Fest fton adhuruesit e muzikës t’u bashkohen artistëve më të veçantë, pjesë e festivalit. Nën qiell të hapur, në një vend plot histori si Kalaja e Rozafës, spektatorët do kenë mundësi të ndjekin këngëtarë, grupe, aktorë si dhe gazetarë aktivë në jetën sociale. Disa nga ata që do të performojnë në Za Fest janë: Gala Dragot, Shkodra Elektronike, Gipsy Groove, Vlashent Sata, Marin Mema, Çun Lajçi etj. Në vigjilje të festivalit, ideatori i tij e njëkohësisht drejtori artistik, Vlashent Sata mbajti një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës së bashku me shefin e seksionit politik te Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Alexis Hupin, ku ndanë detaje nga organizimi i edicionit të 7-të. Nata e parë e festivalit do të zhvillohet në Kullën e Inglizit ndërsa në datat 22 dhe 23, spektatorët do të ngjiten në kala për të shijuar muzikën e përzgjedhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments