Policia Kufitare e Shkodrës, në bashkëpunim me policinë vendore, Policinë Bashkiake dhe Agjencinë Rajonale të Bregdetit, organizuan një operacion për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe lundrimin e sigurt. Operacioni u fokusua në heqjen e korridoreve për daljen e mjeteve lundruese në det, të cilat ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme, duke rrezikuar jetën e pushuesve në plazh. Po ashtu, u zhvilluan kontrolle për dokumentacionin e mjeteve lundruese në plazhin e Velipojës, si dhe në liqenin e Shkodrës, për masat e sigurisë që duhet të marrin drejtuesit e mjeteve lundruese që tranportojnë turistë dhe vizitorë. Gjatë operacionit, në plazhin e Velipojës, u konstatuan dhe u prishën 4 korridorë për daljen e mjeteve lundruese në det, që ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme dhe përbënin rrezik për jetën e pushuesve në plazh. Po në plazhin e Velipojës, u bllokuan 2 mjete lundruese Jet Ski, për mungesë dokumentacioni në bord. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan secili me masën administrative 10 mijë lekë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në liqenin e Shkodrës, u bllokuan 5 varka artizanale që nuk plotësonin kushtet e sigurisë për transportimin e turistëve. Shërbimet e Policisë vijojnë monitorimin e vijës bregetare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë për qytetarët, turistët dhe vizitorët. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët ekonomikë dhe drejtuesit e mjeteve lundruese që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik, që të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm dhe të zbatojnë rregullat e përcaktura për përdorimin e mjeteve lundruese. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik dhe për t’ju shkuar në ndihmë turistëve apo vizitorëve që kërkojnë ndihmën e Policisë. Në këtë kuadër fton qytetarët që të denonojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të cenimit të sigurisë së pushueve dhe çdo rast paligjshmërie.
Siguria detare, bllokohen 7 mjete lundruese në Shkodër
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on