Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“Za Fest” i shton magjinë Kalasë së Rozafës

“Za Fest” i shton magjinë Kalasë së Rozafës

Kalaja e Rozafës mirëpriti mbrëmjen e djeshme natën e dytë të edicionit të 6-të të festivalit “Za Fest”. Artistët Elina Duni, Vlashent Sata, Amor Del Rey, Lylnit performuan këngët më të njohura të repertorit të tyre për artdashësit shkodranë dhe jo vetëm. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau momente nga mbrëmja e dytë e festivalit. “”ZA Fest” i shtoi magjinë Rozafës me festivalin e dritave dhe muzikën e mirë.

Sot, të tjerë të ftuar ju presin në Shkodër. Edicioni VI i “Za Fest” u mundësua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës”, u shpreh Margariti. Mbrëmjen e sotme që është edhe e fundit e këtij festivali po në kalanë e Rozafës do të interpretojnë Cristiana Verardo, Las Migas, Jericho, Bijat. Nata e parë e festivalit u zhvillua në Shirokë ku performuan artistët Jeton Neziraj, Erenik Beqiri, Arben Bajraktaraj dhe Linda Linda Rukaj. Festivali Za Fest, i cili ka nisur rrugëtimin 6 vite më parë, zbulon thesaret e folklorit shqiptar, duke ndërthurur muzikën, legjendat, poezinë dhe kinemanë. ZA Fest me misionin e tij kryesor, promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës, më herët është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh. Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit, e sidomos te kalaja e Rozafatit.https://ata.gov.al/2022/07/30/za-fest-i-shton-magjine-kalase-se-rozafes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments