Qytetit të Lushnjës i është shtuar një hapësirë e re, e dedikuar për të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.

Qendra quhet “Youth Tech” dhe është e vendosur pranë muzeut të qytetit, ndërsa tashmë ka marrë edhe interesin e shumë të rinjve dhe të rejave.

Kjo qendër shënon një hap të rëndësishëm për fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e ideve novatore në komunitet.

Hapësira e re shërben si një pikë takimi për kreativitetin, teknologjinë dhe bashkëpunimin, duke u dhënë të rinjve mundësinë të eksplorojnë potencialin e tyre dhe të kontribuojnë në të ardhmen digjitale.

Ky investim synon të afrojë më shumë të rinjtë me teknologjinë dhe inovacionin, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillim dhe përfshirje aktive në jetën sociale dhe ekonomike të qytetit.