Monday, May 20, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREYlli i kinematografisë shqiptare, Bujar Lako

Ylli i kinematografisë shqiptare, Bujar Lako

Krijuesi i karaktereve të papërsëritshme në shumë prej filmave të kinematografisë shqiptare, lindi në Korçë, më 9 maj të vitit 1947. Karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i Gëzim Erebarës dhe “Perballimi” i Viktor Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni” Viktor Gjika, “Udha e shkronjave” Vladimir Prifti, “Ballë per ballë” Kujtim Çashku e Pirro Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dhimitër Anagnosti e të tjerë. Artisti i ndjerë u kujtua sot edhe nga ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh me fjalët: “Një artist i vyer për kohën dhe historinë, nderuar dhe vlerësuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si një vlerë e paçmuar e trashëgimisë tonë kulturore”. Bujar Lako ka interpretuar një numër të madh personazhesh edhe në teatër, por përtej të tjerash ai do të mbetet në kujtesën popullore si Halit Berati i “Gjeneral Gramafonit”. Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga Presidenti i Republikës. U nda nga jeta në vitin 2016.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments