Friday, March 28, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREYlli i “Game of Thrones” Ian Gelder 

Ylli i “Game of Thrones” Ian Gelder 

Ian Gelder, i cili luajti rolin e Kevan Lannister në serialin dramë fantastik “Game Of Thrones”, ka vdekur në moshën 74 – pesë muaj pasi u diagnostikua me kancer në kanalin biliar. Gjatë karrierës së tij prej disa dekadash, aktori britanik luajti gjithashtu si Dekker në “Torchwood: Children Of Earth”, si dhe i ftuar në rolin e Charles, studiuesi bibliotekar në “His Dark Materials” dhe Zellin në “Doctor Who”. “Me trishtim të madh dhe zemër të thyer po njoftoj vdekjen e bashkëshortit tim të dashur dhe partnerit të jetës, Ian Gelder”, tha aktori Ben Daniels në Instagram. Daniels dhe Gelder patën një marrëdhënie më shumë se 30-vjeçare. Gelder ishte një personazh i dashur i ekranit dhe skenës gjatë karrierës së tij. Karriera e tij përfshin role në serialet televizive “London’s Burning” dhe Agatha Christie’s “Poirot”, ndërsa pati kredite të shumta në produksione në “London’s West End” dhe “Shakespeare’s Globe Theatre”. Gelder mori rolin e Kevan Lannister, vëllait më të vogël të Lord Tywin (Charles Dance), në sezonin e parë të “Game Of Thrones”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ