Norma e interesit për bonot e thesarit me afat 12-mujor pësoi rënie në ankandin e kësaj jave.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesi (yield-i) mesatar i ponderuar zbriti në 3.17%, nga 3.19% që kishte qenë në ankandin e fundit, të muajit korrik.
Kërkesa e investitorëve në ankand rezultoi e bollshme, për një shumë totale të kërkuar prej gati 9.1 miliard lekësh, nga 7.3 miliard lekë që ishte shuma e shpallur për financim.
Yield-et e bonove 12-mujore kanë shënuar një nivel të ri minimal për dhjetë e muajt e fundit. Nivele më të ulëta të bonove nuk regjistroheshin qysh prej tetorit 2023, para se Banka e Shqipërisë të rriste normën e interesit nga 3% në 3.25%. Megjithatë, ajo që mendohej se mund të ishte një valë e re re e shtrëngimit monetar nuk zgjati.