Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREYi: Asnjë kompromis për Tajvanin

Yi: Asnjë kompromis për Tajvanin

Kina nuk do të bëjë asnjë kompromis për Tajvanin, tha shefi i Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste Kineze, Wang Yi, gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Blinken u takua me Wang Yi me dyer të mbyllura në kompleksin diplomatik Diaoyutai në distriktin Haidian të kryeqytetit kinez. Zyrtari i lartë kinez i tha sekretarit amerikan të Shtetit se Pekini nuk ka vend për kompromis për Tajvanin. “Për këtë çështje, Kina nuk ka vend për kompromis apo lëshime”, tha Wang, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i përmbahen parimit “Një Kinë e konfirmuar në tre komunikatat e përbashkëta SHBA-Kinë, që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorin e Kinës dhe kundërshtojnë qartë pavarësinë e Tajvanit”. “Është e nevojshme të zgjidhet midis dialogut dhe konfrontimit, midis bashkëpunimit dhe konfliktit”, tha Wang. Blinken është sekretari i parë amerikan i shtetit që udhëton në Kinë në gati pesë vjet. “Blinken takoi dje në Pekin për herë të parë, homologun e tij kinez Qin Gang, me të cilin zhvilloi bisedime të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive”, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit. Blinken gjithashtu pritet të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping sot, përpara një konference për shtyp të planifikuar për në fund të ditës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments