Rajoni i Ballkanit është një nga vendet më të bukura në botë, i mbushur me histori mijëravjeçare, tokë të paeksploruar dhe fshatra idilike. Greqia dhe Kroacia janë disa nga destinacionet më të njohura që përbëjnë Rajonin e Ballkanit, por destinacione të tjera, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën dhe Slloveninë janë më të përballueshme. Nëse jeni duke kërkuar destinacione miqësore me buxhetin ju rekomandojmë pesë vendet më të lira për t’u vizituar në rajonin e Ballkanit, sipas një artikulli të gazetarit Parker Diakite, të botuar në të përditshmen amerikane “Yahoo!News”. Shqipëria është renditur mes pesë destinacioneve kryesore në rajonin e Ballkanit që ofrojnë shërbime me çmimet më të lira për turistët.