Presidenti kinez, Xi Jinping u takua sot në Pekin me ish-sekretarin amerikan të Shtetit dhe diplomatin shquar, i konsideruar si ”peshë e rëndë” në politikën botërore, Henry Kissinger, mes tensioneve gjeopolitike në rritje. “Kina nuk do ta harrojë kurrë kontributin e Kissingerit për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane dhe forcimin e miqësisë midis dy popujve”, tha Xi. Kissinger zhvilloi një vizitë të fshehtë në Republikën Popullore të Kinës në korrik 1971 duke nisur hapat e parë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. “Ky ka qenë vendimi i duhur. Kissinger kishte nisur procesin e normalizimit të marrëdhënieve kino-amerikane, që përfituan të dy vendet dhe ndryshoi botën”, tha Xi. “Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të lidhura me paqen botërore dhe progresin e shoqërisë njerëzore”, tha Kissinger. Ai falënderoi Xi për zhvillimin e takimit në të njëjtën zyrë ku priten mysafirët shtetërore, ku u takua për herë të parë me udhëheqjen e atëhershme kineze, më shumë se 50 vjet më parë. Gjatë qëndrimit të tij në Pekin, Kissinger u takua gjithashtu me ministrin e Mbrojtjes, Li Shangfu dhe diplomatin e lartë, kinez Wang Yi. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një pikë të ulët për shkak të çështjeve të ndryshme. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden e sheh Kinën si sfidën më të madhe gjeopolitike dhe po mban një qëndrim të ashpër kundër Pekinit. Kina, nga ana tjetër, ka akuzuar SHBA-në se po përpiqet për nxitjen e hegjemonisë. Disa anëtarë të rangut të lartë të qeverisë amerikane, kanë udhëtuar në Pekin javët e fundit, në një lëvizje për të zbutur tensionet mes dy vendeve. atsh
Xi dhe Kissinger diskutojnë marrëdhëniet kino-amerikane
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on