Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEWisner: Kontribuoni për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor

Wisner: Kontribuoni për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësues nga Ballkani Perëndimor të Shoqatave të ish-Pjesëmarrësve (Alumni) në Programet e Departamentit të Shtetit të SHBA u mblodhën në Tiranë për një shkëmbim rajonal dyditor të organizuar nga Albanian U.S. Alumni Association (AUSA). Gjatë një pritjeje prezantuese në nisje të aktivitetit dyditor, i Ngarkuari me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner mirëpriti Alumni-t nga rajoni dhe i nxiti të përdorin kohën e shpenzuar dhe marrëdhëniet e ndërtuara në Shtetet e Bashkuara për të dhënë ndihmesën e tyre në çuarjen përpara të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Projekti i Alumni-t të rajonit është pjesë e Fondit të Inovacionit për Angazhimin e Alumni-t të Departamentit të Shtetit për vitin 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments