Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“Vrapojmë për kalin e qyqes”

“Vrapojmë për kalin e qyqes”

“Vrapojmë për kalin e qyqes” ishte motivi që mblodhi në Derviçian dhjetëra të rinj e fëmijë. Eventi i organizuar nga bashkia Dropull dhe “Dheropoli Run”, me mbështetjen e ambasadës greke në Tiranë dhe konsullatës greke në Gjirokastër, solli gara vrapimi prej 1 km, 6 km dhe 12 km. Qëllimi i eventit ishte promovimi i vlerave natyrore, kulturore dhe turistike të Dropullit dhe sensibilizimi për mbrojtjen e kalit të qyqes (Neophron percnopterus), shkabës së vetme folezuese në vendin tonë. Prej vitesh AdZM Gjirokastër dhe PPNEA (Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri) janë angazhuar për ruajtjen dhe rimëkëmbjen e popullatës së kalit të qyqes. Ky shpend konsiderohet si pastrues i natyrës, pasi ushqehet me kërma. Kali i qyqes është i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje, kryesisht nga helmimet që barinjtë bëjnë nëpër male për ujqërit, duke helmuar pa dashje edhe kalin e qyqes. Kali i qyqes është një shpend i cili paraqet interes për spektaklin fluturues dhe pamjet mahnitëse që ofron gjatë fluturimit.http://ata.gov.al/2022/08/16/gare-sensibilizuese-per-vlerat-e-dropullit-dhe-mbrojtjen-e-kalit-te-qyqes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments