Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVon der Leyen paralajmëron presidentin Xi 

Von der Leyen paralajmëron presidentin Xi 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka paralajmëruar presidentin kinez Xi Jinping se Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë praktikat e shtrembërimit të tregut të Pekinit, përpara një takimi trepalësh në Paris të hënën. Xi mbërriti sot në kryeqytetin francez në një tur gjashtëditor evropian, i cili do të përfshijë edhe ndalesa në Serbi dhe Hungari. ”Subvencionet shtetërore kineze për industrinë e saj të automjeteve elektrike dhe çelikut përbëjnë një kërcënim serioz për industritë evropiane dhe madje mund të çojnë në deindustrializim në Evropë”, tha Von der Leyen, në komentet e bëra publike. “Kina aktualisht po prodhon, me subvencione masive, më shumë sesa po shet për shkak të kërkesës së saj të dobët të brendshme”, tha Von der Leyen. “Kjo po çon në një tepricë të mallrave të subvencionuara kineze, të tilla si EV [automjetet elektrike] dhe çeliku, që po çon në tregti të padrejtë”, shtoi ajo. Von der Leyen tha se “zhbalancimet aktuale në aksesin në treg nuk janë të qëndrueshme dhe duhet të adresohen”. Komisioni Evropian njoftoi vitin e kaluar se do të shqyrtonte tarifat e mundshme për makinat elektrike nga Kina. Gjiganti kinez i automjeteve elektrike BYD ka nënshkruar një marrëveshje për të filluar prodhimin e makinave në Hungari, ku Xi do të përfundojë udhëtimin e tij evropian të premten. Von der Leyen theksoi se BE-ja nuk po kërkon të “shkëputet nga Kina”, duke e përshkruar marrëdhënien e Evropës me Kinën si “një nga më komplekset, por edhe një nga më të rëndësishmet”. Sipas raporteve nga Parisi, vizita shtetërore e Xi do të fokusohet në luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, çështjet ekonomike dhe mbrojtjen e klimës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments