Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEVolumi i mallrave të transportuara përmes porteve, 307,8 mijë tonë

Volumi i mallrave të transportuara përmes porteve, 307,8 mijë tonë

Volumi i mallrave të transportuara përmes porteve të vendit shënoi rënie me 25.3 % gjatë muajit qershor të këtij viti. Referuar raportit të publikuar nga INSTAT-i, në muajin qershor 2022, volumi i mallrave të ngarkuara apo shkarkuara në porte është 307,8 mijë tonë, duke u ulur me 25,3 %, krahasuar me qershor 2021. Ndërkohë, ulje ka shënuar edhe volumi mallrave të transportuara me hekurudhë. Sipas INSTAT-it, në muajin qershor 2022, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.718 mijë tonëkilometër, duke u ulur me 15,0 %, krahasuar me qershor 2021. Rritje ka pësuar vetëm transporti i mallrave përmes rrugëve ajrore. Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 163,9 tonë, duke u rritur me 4,1 % në krahasim me qershor 2021. Ndërkohë, në qershor 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 777,9 mijë tonë ku 48,6 % e tyre u transportua me det.https://ata.gov.al/2022/07/28/volumi-i-mallrave-te-transportuara-permes-porteve-3078-mije-tone/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments