Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTVllaznia përballë ekipit ukrainas Vorsla-Kharkiv-2

Vllaznia përballë ekipit ukrainas Vorsla-Kharkiv-2

“Vllaznia” e femrave ka mësuar kundërshtaren e radhës që do të përballet në fazën play-off të Ligës së Kampioneve. Shorti i hedhur sot në Zvicër i vuri përballë shkodraneve ekipin ukrainas të Vorsla-Kharkiv-2, i njohur ndryshe edhe si “Kharkiv-Zhytlobud-2”. Në turin e parë, Vllaznia fitoi ndaj Spartak Myjavës me rezultatin 1-0, duke kaluar në fazën play-off, ndërsa kundërshtaret arritën të kalonin grupin e tretë në turin e parë duke mundur ekipet rivale të Lanchkhuti dhe Bilk-Shymkent. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me përballjen e parë që do të luhet në datat 20 ose 21 shtator. Ende nuk është përcaktuar ku do të luhet ndeshja e parë për shkak të luftës në Ukrainë. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Shkodër në datën 28 ose 29 shtator. Vajzat kuqeblu ishin në vazon e parë, falë koeficientit të mirë në renditje, duke qenë një ekip pretendent si dhe duke lënë pas me koeficent skuadra me emra të mëdha në skenën e futbollit europian si Roma, Benfica, Real Sociedad etj. Skuadra e Vllaznisë është për herë të tretë mes 32 ekipeve më të mira të Europës dhe qëllimi i tyre është kalimi në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, që do të ishte historike, jo vetëm për Vllazninë, por për të gjithë futbollin shqiptar.https://ata.gov.al/2022/09/01/liga-e-kampioneve-per-femra-vllaznia-perballe-ekipit-ukrainas-vorsla-kharkiv-2/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments