Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTVllaznia mposhtet 3-1 në Belfast nga Linfield

Vllaznia mposhtet 3-1 në Belfast nga Linfield

Vllaznia ka zhgënjyer mbrëmjen e sotme, teksa është mposhtur me rezultatin 3-1 në transfertë nga irlandezoveriorët e Linfield, duke komplikuar tërësisht shanset për një kualifikim në turin tjetër eliminator të Conference League. Sfida u zhbllokua në minutën e 57’, kur portieri shkodran Qarri grushtoi, por askush nuk ishte aty për të largua topin dhe vendasit e dërguan në rrjetë me McKee. I njëjti futbollist dyfishoi shifrat pak minuta më vonë, pasi përfitoi nga një gafë e mbrojtësit serb Stojanovic. Një gabim i mëvonshëm i Salës, bëri që Linfield të shënojë edhe të tretin. Megjithatë kuqeblutë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 89’ shënuan golin e vetëm me anë të kroatit Juric, i cili mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm javën e ardhshme në ‘Loro Boriçi’. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments