Saturday, March 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE propozon ndalimin e eksporteve të makinave për skrap ​

BE propozon ndalimin e eksporteve të makinave për skrap ​

Komisioni Evropian ka propozuar sot ndalimin e eksporteve të makinave për skrap që nuk janë të përshtatshme për t’u shitur në vende jashtë Bashkimit Evropian. “Ndalimi është pjesë e planeve për të reduktuar emetimet e karbonit, për të krijuar më shumë vende pune dhe për të përmirësuar aksesin në lëndët e para, si çeliku dhe alumnumi për sektorin e automobilave”, tha komisioni. Prodhuesit do të detyrohen të përdorin 25% të plastikës së ricikluar në makinat e reja duke e bërë më të lehtë çmontimin e makinave, pasi ato të kenë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre të dobishme. Komisioni, gjithashtu kërkon të përshpejtojë zbatimin e rregullave ekzistuese për t’i bërë prodhuesit të marrin më shumë përgjegjësi për asgjësimin e makinave të tyre me më shumë inspektime dhe gjurmim digjital. Një tjetër propozim parashikon riciklimin e 30% të plastikës nga makinat për skrap që po hidhen. Siguria më e mirë rrugore jashtë BE-së duhet të rezultojë gjithashtu nga më pak automjete që nuk janë të përshtatshme për lëvizje. “Kostot për makinat e reja pritet të rriten me më pak se 40 € (45 dollarë)”, sipas komisionit. Kufizimet e eksportit do të zbatohen gradualisht edhe për motoçikletat, kamionët dhe autobusët. Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare të BE-së do të shqyrtojnë propozimin ligjor përpara se të hyjë në fuqi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ