Parku Kombëtar i Prespës, përveç vlerave natyrore dhe peizazhit unik për shkak se është një park i banuar, ka edhe një trashëgimi të pasur kulturore dhe ndërtimore të realizuar me shumë mjeshtëri dhe me materiale organike që gjenden në zonën e Prespës, vlerat të cilave do të ekspozohen për turistët dhe vizitorët në qendrën e informacionit e rihapur pas shumë kohësh. Drejtori i AdZM Korçë, Gjergji Koki ndau në rrjetet sociale një album fotografik me pamje nga Parku Kombëtar dhe nga qendra e informacionit e gatshme të presë vizitorë. Turistët do të kenë mundësinë që të marrin informacion për pikat turistike natyrore dhe kulturore të vizitueshme në Park, teknikat tradicionale arkitektonike të banesave të zonës, si dhe teknikat tradicionale arkitektonike të peizazhit (gardhet, rrethimet, hambaret, stallat). Qendra e informacionit për turistët ndodhet në hyrje të Parkut Kombëtar Prespë, në fshatin Lajthizë. Çelja e dyerve të kësaj qendre u bë e mundur falë bashkëpunimit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, KfW Albania, GFA Consulting group, Bashkëpunimit Gjerman dhe European Heritage Volunteers. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on