Monday, March 24, 2025
HomeSOCIALEPerlat-Fushë Lurë-Arraz

Perlat-Fushë Lurë-Arraz

Aksi rrugor Perlat-Fushë Lurë-Arraz që i shërben banorëve jo vetëm të zonës, por edhe të gjithë turistëve vendas dhe të huaj, do të rikonstruktohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit Riparimi parashikon ndërhyrje në aksin me gjatësi rreth 40.9 km dhe synon përmirësimin e kushteve të lëvizjes duke luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në rajonin e Lurës. Sipas FSHZH-së, rruga fillon në fshatin Perlat, në Mirditë dhe përfundon në fshatin Fushë Lurë, në Dibër. Pika e fillimit të këtij segmenti është në kryqëzimin me rrugën Perlat-Urakë dhe përfundon në dalje të fshatit Fushë Lurë. Aktualisht në fshatin e Lurës ka një infrastrukturë ekzistuese, e cila është e amortizuar dhe e ndërtuar pa standard. Në këtë projekt është parashikuar që kjo zonë të rijetëzohet me të gjithë elementët infrastrukturorë që nevojiten në një zonë urbane. Përmes rikonstruksionit të këtij aksi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të sigurojë përmirësimin e ndërlidhjes rajonale dhe lehtësimin e lëvizjes drejt potencialeve turistike të rajonit, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike dhe rritje të oportunitetit për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm rajonal. Riparimi pritet të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës. Në tërësi, ndërhyrjet parashikojnë ndërtimin e shtresave asfaltike të rrugës; nënshtresave; ndërtimin e mureve mbajtëse dhe pritëse; tombinove dhe veprave të artit në rrugë; si dhe sinjalistikën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ