Sipas Gashanit, Lojërat Mesdhetare 2030 nuk do të jenë vetëm një ngjarje sportive, por një katalizator për investime strategjike, ndërtimin e infrastrukturës moderne, fuqizimin e të rinjve, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e diplomacisë sportive.
Ai theksoi se organizimi i kësaj ngjarjeje do ta vendosë Kosovën në hartën e organizatorëve të ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare dhe do të dëshmojë se vendi është i gatshëm të organizojë evente sipas standardeve më të larta.
“Mesazhi ynë është i qartë: Kosova është e hapur për partneritete, për ekspertizë, për inovacion dhe për bashkëpunim ndërkombëtar. Suksesi i Lojërave Mesdhetare do të ndërtohet mbi besimin, miqësinë dhe bashkëpunimin me partnerët tanë”, ka deklaruar Gashani.





