Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALE Vijon puna për fikjen e zjarreve në Pishë Poro dhe Darëzezë

 Vijon puna për fikjen e zjarreve në Pishë Poro dhe Darëzezë

Dy avionë “Canadair” të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, 10 zjarrfikëse dhe 120 zjarrfikës vijojnë punën për fikjen e zjarreve në Pishë Poro dhe në Darëzezë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndau sot pamje nga operacioni për shuarjen e flakëve në vatrat e zjarreve në Pishë Poro dhe në Darëzezë. Ditën e djeshme, Greqia, në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile iu përgjigj menjëherë kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile, duke dërguar avionë “Canadair” për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Pishë Poro dhe Darëzezë në Fier. Flakët në pyllin e Darëzezës u përhapën të favorizuar edhe nga era e fortë. Në terren u angazhuan me dhjetëra forca për shuarjen e zjarrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments