Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se, që prej qershorit të 2022-shit, nga 2063 riregjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve të lejes së drejtimit, vetëm 275 persona e kanë rifituar lejen e drejtimit, ose 13,3%.
“Rikthimi në autoshkollë është e vetmja alternativë për ata që ne i konsiderojmë kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë”, thekson DPSHTRR.
DPSHTRR apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, sepse nëse humbasin të gjitha pikët, do të rikthehen në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitojnë patentën.