Tuesday, February 18, 2025
HomeMJEDIS“Vallëzimi elegant i hutave”

“Vallëzimi elegant i hutave”

Fotografi shkodran i botës së egër, Jetmir Troshani është vlerësuar me Çmimin e Parë dhe ka marrë Njohjen e Artë të Nderit në kategorinë Fotografia e Natyrës dhe Kafshëve të Egra nga Fondo Internazionale per la Fotografia (FIOF) Awards 2024. Fotografia e tij me titull “Vallëzimi elegant i hutave” (Elegant Dance of Common Buzzards), është vlerësuar maksimalisht në aktivitetin “Orvieto Fotografia 2024” mbajtur në Itali nga 15-17 mars 2024, pikërisht në 20-vjetorin e Fondit Ndërkombëtar për Fotografinë.

Fotografi është shprehur, se kjo arritje shënjon një moment historik të rëndësishëm në rrugëtimin e tij me fotografinë e jetës së egër, duke e pasuruar edhe më tej angazhimin për fotografimin e natyrës shqiptare. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci e ka uruar Troshanin për këtë arritje. “Veprat e tij artistike jo vetëm dokumentojnë pasurinë e faunës sonë, por edhe po ndikojnë drejtpërdrejt në promovimin e kësaj pasurie të jashtëzakonshme që ka Shkodra, ndaj jemi përzemërsisht falënderues”, shprehet Beci në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ