Në Durrës po shkon drejt përfundimit ndërtimi i parkut të madh urban për fëmijë e të rritur “Vala”.
Pjesë e programit kombëtar “Dua të Luaj”, parku “Vala” i shtohet infrastrukturës së qytetit duke sjell më tepër hapësira argëtuese.
Hapësirë e dedikuar ndaj të gjitha grupmoshave, me fusha sportive të disiplinave të ndryshme, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, korsi biçikletash, pistë vrapimi, zona pushimi, si dhe hapësira plot gjelbërim.
Ndërtimi i këtij parku vjen në kuadrin e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) “Dua të Luaj”, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit.
Programi Kombëtar për ndërtimin e parqeve të mëdha urbane në disa qytete të vendit pason ato të Rilindjes Urbane dhe “100 Fshatrat”