Pllaka përmban një xhel thithës që mbledh djersën nga poret e lëkurës.

Kur levodopa në djersë bie në kontakt me enzimat e integruara në pajisje, krijohet një reaksion kimik që prodhon një tension të vogël elektrik.

Ky sinjal tregon nivelin e ilaçit në organizëm, tensioni më i ulët nënkupton nivele të ulëta të levodopës, ndërsa tensioni më i lartë tregon nivele më të larta.

Në provat klinike me vullnetarë të shëndetshëm dhe pacientë me parkinson, pajisja mati nivelet e levodopës me saktësi të krahasueshme me analizat laboratorike të gjakut, të cilat zakonisht kërkojnë disa ditë për të dhënë rezultatet.

Sipas studiuesve, kjo teknologji mund të jetë hapi i parë drejt një sistemi automatik, ku pajisja monitoruese do të lidhej me një pompë që do të administronte dozën e nevojshme të levodopës në kohën e duhur, pa ndërhyrje të vazhdueshme nga pacienti ose mjeku.