Italia po përballet me valën e parë të shkurtër të të nxehtit këtë vit, pasi meteorologët kanë parashikuar të mërkurën dhe të enjten, një rritje deri në 40 gradë Celsius në disa pjesë të vendit mesdhetar. “Në ishullin e Sardenjës, kufiri i 40 gradëve mund të shkelet në disa zona”, njoftoi sot shërbimi zyrtar i motit i Forcave Ajrore Italiane. Gjithashtu, portali privat i motit ilmeteo.it. ka parashikuar temperatura të larta, këtë javë. Temperatura deri në 37 gradë Celsius priten nesër në Firence të Toskanës. Të mërkurën dhe të enjten, në Bolzano në veri të Italisë, parashikohen temperatura deri në 35 gradë Celsius, sipas shërbimit rajonal të motit të Tirolit të Jugut. Në Romë, meteorologët presin një rritje nga 33 deri në 37 gradë Celsius. Të enjten i nxehti pritet të përhapet edhe në rajone të tjera si Emilia-Romagna dhe në jug. Sipas ilmeteo.it, temperaturat e larta janë për shkak të një zone afrikane me presion të lartë që lëviz drejt Italisë. “Ajri i nxehtë shoqërohet edhe me lagështi të lartë”, tha meteorologu Lorenzo Tedici. “Rritja e menjëhershme lidhet edhe me periudhën e vitit.Ditët janë shumë të gjata dhe dielli shkëlqen për rreth 15 orë në ditë. Si rezultat, moti do të jetë vazhdimisht më i ngrohtë të mërkurën dhe të enjten”, shtoi ai. atsh
Vala e parë e të nxehtit godet Italinë
RELATED ARTICLES