Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUshtria izraelite konfirmon zgjatjen e armëpushimit me Hamasin

Ushtria izraelite konfirmon zgjatjen e armëpushimit me Hamasin

Armëpushimi në luftën e Gazës mes Izraelit dhe organizatës islamike palestineze, Hamas do të zgjatet, deklaroi ushtria izraelite. Njoftimi u publikua në platformën online X. ”Pauza operacionale do të vazhdojë në dritën e përpjekjeve të ndërmjetësuesve për të vazhduar procesin e lirimit të pengjeve dhe në përputhje me kushtet e kuadrit rregullator”, shkruan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit. Gjatë sulmeve të paprecedentë të 7 tetorit, luftëtarët e Hamasit vranë rreth 1 200 persona në komunitetet kufitare izraelite pranë Gazës dhe rreth 240 u rrëmbyen dhe u mbajtën në brezin bregdetar. Izraeli u përgjigj duke nisur bombardimet e tij më të rënda deri tani në Rripin e Gazës me popullsi të dendur dhe gjithashtu filloi një ofensivë tokësore në zonën bregdetare, ku Hamasi mori pushtetin me forcë në 2007.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments