Sunday, March 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Përrallë nga e kaluara” shfaqet në Francë

“Përrallë nga e kaluara” shfaqet në Francë

Me rastin e festave kombëtare, Ambasada e Shqipërisë në Francë, Ambasadori Dritan Tola dhe Ambasadorja e Deleguar e Përhershme e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, organizuan një mbrëmje kinematografike dhe një pritje për të gjithë miqtë e Shqipërisë në Francë. Mbrëmja u hap me shfaqjen e filmit të restauruar “Përrallë nga e kaluara” të regjisorit të madh shqiptar Dhimitër Anagnosti, i ndjekur nga shfaqja e filmit me metrazh të shkurtër “A short trip” nga regjisori i ri shqiptar Erenik Beqiri, film i cili është edhe kandidatura zyrtare e Shqipërisë për në Oscars. Prezantimi i kinematografisë klasike shqiptare dhe asaj moderne ishte një ftesë e këndshme për të ftuarit të njohin, vlerësojnë dhe mbështesin artin shqiptar në të gjitha dimensionet e tij. Këto vlerësime u shprehën edhe nga fjalët përshëndetëse që mbajtën Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, Këshilltarja për kulturën pranë Kryeministrit Rama, Simonetta Dellomonaco dhe regjisori Erenik Beqiri. Shfaqja e filmit u realizua me bashkëpunimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Filmi “Përrallë nga e kaluara” me regji nga Dhimitër Anagnosti prodhim i vitit 1987 në vendin tonë u përzgjodh më parë që të ishte pjesë e seksionit Treasures & Curiosities i festivalit të filmit klasik, “Festival Lumiere”, në Lion, në tetor të këtij viti. “Përrallë nga e kaluara” është mbështetur mbi disa motive të veprës së Andon Zako Çajupit “14 vjeç dhëndër” dhe më pas skenari është zhvilluar si krijim origjinal i Dhimitër Anagnostit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ