Monday, May 13, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIUlen penalitetet për tërheqjen e parakohshme nga fondet e pensioneve, kufizohet afati

Ulen penalitetet për tërheqjen e parakohshme nga fondet e pensioneve, kufizohet afati

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka nxjerrë për konsultim publik rregulloren e re “Për përcaktimin e penaliteteve të zbatuara në rastin e tërheqjes së parakohshme nga fondi i pensionit privat”, në zbatimit të ligjit të ri për fondet e pensioneve private. Në rregulloren e re ndryshon përllogaritja e penaliteteve në rastin e tërheqjes së parakohshme nga fondi i pensionet privat.

Sipas rregullores së re, shoqëria administruese i mban individit jo më shumë se 15% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore nga data e kontributit të parë, deri në 5 vjet, përfshirë edhe vitin e 5-të. Kjo masë penaliteti do të zbatohet për shoqëritë administruese të cilat aplikojnë një tarifë vjetore administrimi deri në 1.5 % të vlerës neto të aktiveve të fondit. Në rastet kur tarifa vjetore e administrimit është mbi 1.5 % deri në 2.5% të aktiveve, masa e penalitetit do të jetë jo më shumë se 10% e aktiveve të tërhequra.

Në rregullore përcaktohet që shoqëria administruese i mban individit jo më shumë se 10% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore që fillon pas 5 vitesh deri në 10 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 10-të. Kjo masë penaliteti do të zbatohet për shoqëritë administruese të cilat aplikojnë një tarifë vjetore administrimi deri në 1.5 % të vlerës neto të aktiveve të fondit. Në rastet kur tarifa vjetore e administrimit është mbi 1.5 % deri në 2.5% të aktiveve, masa e penalitetit do të jetë jo më shumë se 5% e aktiveve të tërhequra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments