Interesat e bonove 12-mujore të thesarit shënuan rënie në ankandin e zhvilluar së fundmi. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në ankandin e parë të muajit korrik yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve shënoi nivelin 3.09 %, i njëjtë me ankandin e fundit të muajit qershor. Yield-et e bonove të thesarit kanë ndjekur një tendencë të vazhdueshme në rënie në gjysmën e parë të vitit 2023. Kjo tendencë i detyrohet rënies së inflacionit, frenimit të rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë dhe likuiditetit të lartë në tregun financiar. Nga 5 miliardë lekë, që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, shuma totale e kërkesave të paraqitura në ankand arriti në më shumë se 8 miliardë lekë. Rënia e yield-it të bonove ka një ndikim pozitiv jo vetëm mbi kostot e huamarrjes së qeverisë, por edhe në kreditë afatgjata në lekë të sektorit privat. Kjo po përkthehet në më shumë frymëmarrje për huamarrësit në lekë, pas rritjes së fortë që u shënua sidomos në pjesën e dytë të vitit të kaluar. atsh
Ulen në 3.09% yield-et e bonove 12-mujore
RELATED ARTICLES