Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEUkraina kërkon sanksione ndaj industrisë bërthamore ruse

Ukraina kërkon sanksione ndaj industrisë bërthamore ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Perëndimit që të vendosë sanksione kundër industrisë bërthamore të Rusisë, në vazhdën e luftimeve për termocentralin bërthamor të Zaporizhyas. ”Rusia po përdor termocentralin bërthamor në Ukrainën Jugore për të frikësuar njerëzit dhe për të shantazhuar udhëheqjen ukrainase dhe të gjithë botën”, tha Zelensky në një fjalim video të transmetuar dje në mbrëmje. Rusia, një fuqi bërthamore për sa i përket armatimit, po ndërton termocentrale bërthamore në disa vende. Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin prej ditësh se janë përgjegjës për bombardimin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë. Zelensky akuzoi trupat ruse për përdorimin e zonës së pushtuar nga Rusia si një fortesë nga e cila do të sulmonte më pas mbi qytetet e vogla të Nikopol dhe Marhanez, që shtrihen në bregun tjetër të Dnipros. Ai paralajmëroi se vendosja e trupave ruse në vendin e termocentralit bërthamor rrit kërcënimin radioaktiv për Evropën në një nivel që nuk ekzistonte as në momentet më të vështira të konfrontimit në kohën e Luftës së Ftohtë. Zelensky bëri thirrje për një reagim të ashpër. Më herët të shtunën, Ukraina u bëri thirrje shteteve perëndimore për ndihmë për të ndjekur penalisht krimet ruse të luftës, të kryera gjatë pushtimit të vendit.http://ata.gov.al/2022/08/14/fokus-ukraina-kerkon-sanksione-ndaj-industrise-berthamore-ruse/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ