Raporti synon identifikimin e sfidave kryesore institucionale, analizën e modeleve bashkëkohore të administrimit dhe menaxhimit, propozimin e një strukture të re organizative, si dhe ndërtimin e një modeli financiar për qëndrueshmëri afatgjatë.

Në bazë të memorandumit të bashkëpunimit, nënshkruar në Romë mes fondacionit MAXXI dhe Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë, institucionet do të kenë një bashkëpunim të pavarur institucional trevjeçar (2025–2028).

Përmes partneritetit, Shqipëria përfiton ekspertizë shumëvjeçare të një institucioni lider në fushën e artit bashkëkohor dhe arkitekturës, siç është Fondacioni MAXXI – Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit XXI në Romë.