Ujëvara e Bogovës, monument natyre në Parkun Kombëtar të Tomorit, gjithmonë e më shumë po renditet si një ndër atraksionet më të vizituara, nga turistët vendas dhe të huaj. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau momente nga vizita e turistëve të huaj në këtë ujëvarë gjatë fundjavës që lamë. “Në këto ditë të nxehta vere Parku Kombëtar “Mali i Tomorit” ofron një shumëllojshmëri mundësish për t’u vizituar dhe pse jo për t’u freskuar”, thekson AKZM. Duhen afërsisht 45 minuta nga Berati për të zbritur në ujëvarë e në burimin natyror të ujëvarës. Ndërkohë, rrugës mund të ndaloni në disa fshatra shumë piktoreskë që shtrihen fare afër rrugës. Fshatrat e këtyre zonave janë shumë të njohur për kultivimin e frutave dhe të rrushit. Në anë të Osumit mund të shijoni një panoramë që nuk do ta harroni lehtë. Ujëvara e Bogovës është e lartë 20 metra bie në një pishinë të kaltër e të thellë 12 metra. Ujërat e kristalta, zhurma tunduese e ujëvarës që bie pareshtur nga shpatet, e gjelbërimi që e rrethon, si dhe prania e akullit e bëjnë atë të jashtëzakonshme dhe ndjellëse për turistët. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on