Ujësjellësi Historik i Vranishtit, në Bashkinë e Himarës, po i nështrohet restaurimit.Ndërhyrjet kanë përfshirë pastrimin dhe konsolidimin e muraturës historike, restaurimin e elementëve të dëmtuar, fugatimin me materiale tradicionale, hidroizolimin e kanalit, rehabilitimin e harqeve dhe parapeteve, si edhe punime të kujdesshme për të garantuar qëndrueshmërinë afatgjatë të monumentit.
Çdo fazë e punimeve është realizuar nën mbikëqyrje teknike dhe në përputhje me standardet e restaurimit të trashëgimisë kulturore, duke ruajtur autenticitetin dhe vlerat historike të kësaj vepre të rrallë inxhinierike.





