Uragani i sanksioneve të UEFA-s bie mbi skuadrat italiane. Në bashkëpunim me Dhomën e Kontrollit Financiar të Klubeve, organi i futbollit europian ka bërë të ditur se janë sanksionuar tetë skuadra që nuk kanë respektuar “Fair-Play” financiar në periudhën 2018-2022. Bëhet fjalë për Monaco, Marseille, Besiktas, Milan, Inter, Roma, Juventus dhe PSG. Të gjitha klubet do të duhet të paguajnë një gjobë që nuk i nënshtrohet kushteve dhe më pas do të duhet të respektojnë një plan shlyerjeje, pa harruar që do të kenë dhe disa kufizime për regjistrimin e lojtarëve të rinj. Në mënyrë të detajuar, tetë klubet janë gjobitur me një total prej 172 milionë eurosh, nga të cilat 15% do të paguhen menjëherë pa kushte ndërsa 85% e mbetur do të paguhet vetëm në rast të mosrealizimit të objektivave buxhetore. Milan do të paguajë 2 milionë, që mund të rriten në 15, Juventusi 3.5 milionë, që mund të rritet në 23, Interi 4 milionë, që mund të rritet në 26, Roma 5 milionë, që mund të rritet në 35. Përveç katër italianëve (Milani, Interi, Juve dhe Roma), në listën e klubeve të sanksionuara nga UEFA për shkelje të “fair play”-it financiar figurojnë edhe PSG-ja, Monako e Marseja si dhe turqit e Besiktashit. Parisienëve iu dha gjoba më e rëndë: 10 milionë, e cila mund të rritet në 65 në rast moskthimi. Tetë klubet ranë dakord të japin një kontribut financiar prej 172 milionë euro. Këto shuma do të zbriten nga çdo e ardhur që klubet do të fitojnë nga pjesëmarrja në garat e UEFA-s ose do të paguhen drejtpërdrejt. Nga kjo shumë, 26 milionë euro (15%) do të paguhen plotësisht, ndërsa teprica e mbetur prej 146 milionë euro (85%) i nënshtrohet përmbushjes së objektivave të përcaktuara në marrëveshjen përkatëse të shlyerjes.https://sport.rtsh.al/artikull/uefa-nuk-fal-sanksione-ndaj-inter-roma-milan-dhe-juventus
UEFA nuk fal, sanksione ndaj
RELATED ARTICLES