Krahas Kombëtares A, Shqipërisë U-21 dhe U-19, edhe Kombëtarja U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin shtator. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardi Behari do të masin forcat me bashkëmoshatarët e përfaqësueses së Maltës. Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se dy federatat përkatëse kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve në datat 18 dhe 20 shtator në vendin tonë. Të dyja sfidat do të luhen në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Ndeshja e parë e kuqezinjve, që është programuar të zhvillohet më 18 shtator do të nisë në ora 16:00, teksa edhe përballja e dytë mes kuqezinjve dhe maltezëve, që do të zhvillohet dy ditë më pas në vendin tonë, është planifikuar të nisë në ora 16:00. Këto dy sfida janë shumë të vlefshme për ekipin kombëtar U-17, që drejtohet nga trajneri Ardi Behari, i cili do të testojë dhe do t’u japë mundësi lojtarëve që do të thërrasë të tregojnë cilësitë e tyre, për të vendosur më tej për grupin e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023/2024 për këtë grupmoshë. Kombëtarja shqiptare është shortuar në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi me ndeshjet që do të luhen më 15, 18 dhe 21 nëntor 2023 në Portugali.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on